Suso Fernandez mund të largohet nga Milani gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mediat në Itali shkruajnë se ardhja e Ibrahimoviqit te Milanit, pritet do të ndryshojë edhe skenmën e lojës, në të cilën mund të mos ketë vend për mesfushorin nga Spanja.
Raportohet se klubi italian është i gatshëm të shesë Suson për 25 milionë euro, transmeton KTV.
Napoli dhe Sevilla, janë dy klubet të cilët kanë shprehur interesim për 26 vjecarin, i cili ka kontratë me Milanin deri në vitin 2022.
Suso ka shënuar vetëm një gol në 15 ndeshje të këtij sezoni, duke qenë larg formës që pati në edicionin e kaluar.