Fernandezi kërkon falje pas këngës raciste

Prishtinë | 17 Kor 2024 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori argjentinas, Enzo Fernandez, ka kërkuar falje pas videos ku shprehet me nota raciste.

Ai gjatë festës së Argjentinës pas fitores së Copa Americas kishte kënduar një këngë ku fliste për lojtarët me ngjyrë me prejardhje nga Afrika e të cilët luajnë për Francën.

“Sinqerisht kërkoj falje për një video të publikuar në Instagramin tim gjatë festës së kombëtares”, ka shkruar Enzo Fernandez.

“Kënga përmban gjuhë shumë fyese dhe nuk ka absolutisht justifikim për këto fjalë. Jam kundër diskriminimit në të gjitha format dhe kërkoj falje që u rrëmbeva nga euforia e festimeve në Copa America”.

“Ajo video, ai moment, ato fjalë nuk e reflektojnë mënyrën time të të menduarit dhe karakterin tim. Më vjen njëmend keq”.

Të ngjashme