Fernandihno, disa javë jashtë fushës

Prishtinë | 27 Shk 2018 | 16:50 | Nga

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka konfirmuar se mesfushori Fernandinho do të mungojë për disa javë.

Guardiola për mediumet angleze ka thënë se gjatë ditëve në vijim pritet të dihet saktë diagnoza për Fernandinhon, i cili u lëndua në finalen e League Cup ndaj Arsenalit të dielën.

Fernandinho, 32-vjeçar, u zëvendësua në pjesëlojën e dytë nga Bernardo Silva, kurse sipas Guardiolas mungesa e tij do të ndihet shumë te City.

“Fernandinho është lënduar dhe do të na mungojë për një kohë më të gjatë. Ai është një humbje e madhe për ekipin tonë, pasi kemi probleme të shumta për ta mbuluar pozitën e tij. Shpresoj që sa më shpejt të kthehet për të na ndihmuar”, ka thënë Guardiola.

Këtë edicion Fernandinho ka shënuar tre gola dhe ka bërë pesë asistime në 39 paraqitje për Cityn.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme