Këngëtarja shqiptare, e cila tashmë jeton dhe vepron në Turqi, Morena Taraku, para pak ditësh njoftoi fansat se po vjen me një projekt të ri muzikor.
Ajo tregoi se ka bashkuar forcat me reperin nga Gjilani, Fero, të cilët njëherësh do sjellin bashkëpunimin e tyre të parë.
27 vjeçarja kësaj radhe ka ndarë informacione shtesë rreth projektit, për të cilin thekson se lansohet në javën e parë të muajit shkurt.
“7 shkurt?, Fero dhe Morena Taraku, do jetë zjarr”, ka qenë postimi i publikuar para pak çastesh në InstaStory të bukuroshes nga Peja.