Fero është reperi që është përfolur shumë nëpër media për çështje të ndryshme.
Por ajo e cila ka çuditur, është veprimi i tij i fundit. Ai ka kërkuar nga fansat që përmes një llogarie në platformën ‘GoFoundMe’, t’ia mbledhin plot 200 mijë paund.
Ai madje ka treguar edhe se si të veprojnë fansat e tij, që ai të nxjerrë në treg albumin e tij.
Për vetëm 22 orë ai ka arritur të mbledh vetëm 715 paund, e në mesin e donatorëve ka qenë edhe bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli, e cila ka kontribuar me 10 paund.