Feronikeli 74′ mposht Dukagjinin

Prishtinë | 10 Dhj 2023 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Feronikeli 74’ ka arritur fitore tepër të rëndësishme, pasi e ka mposhtur në shtëpi Dukagjinit ngusht 1-0.

Në një ndeshje tepër të luftuar në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, protagonist kryesor doli të jetë Avdyli i cili në minutën e 34’ pas një aksioni nga e djathta mposht Haxhihamzën në një penallti në lëvizje.

Pas golit të pësuar, Dukagjini u hodh në sulm për të barazuar rezultatin, mirëpo vendësit menaxhuan mirë epërsinë e krijuar dhe pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat takimi përfundoi 1-0.

Feronikeli ngjitet në vendin e 7 dhe arrin kuotën e 18 pikëve, tri më pak se Dukagjini një pozitë më lart.

Të ngjashme