Feronikeli 74 largohet nga zona e barazhit

Prishtinë | 27 Nën 2023 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Feronikeli 74 ka shënuar fitore ndaj Lirisë me rezultat 2-1, në kaudër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ani se kishte raste për shënim nga dy anët.

Në pjesën e dytë, të parët në eëprsi kaluan vendasit me anë të Shillovës në minutën e 47’.

Prizrenasit u kthyen në lojë me anë të Topalaj, në minutën e 62’. Ndërkohë golin e fitores për Feronikelin 74 e realizoi Hajdarin, në minutën e 86’.

Feronikeli 74 pas fitores kalon në vendin e shtatë me 15 pikë të grumbulluara. Ndërkohë Liria mbetet në pozitën e fundit me nëntë sosh. /Klankosova.tv.

Të ngjashme