Feronikeli gjen në Shqipëri zëvendësuesin e Ismet Munishit

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 21:13 | Nga

Sulejman Starova, është trajneri i radhës nga Shqipëria që zejen e tij do ta vazhdojë në Kosovë.

Tekniku i njohur shqiptar është trajner i ri i Feronikelit. Klubi nga Drenasi përmes një njoftimi ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me tekniku shqiptar.

Ky është njoftimi i Feronikelit:

Klubi njofton që ka arritur marrëveshje me ish-trajnerin e Partizanit të Shqipërisë, që ta udhëheqë klubin në luftën për titull.

Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, ka njoftuar që marrëveshja me Starovën është arritur dhe ai do ta fillojë drejtimin e klubit menjëherë.

“Nuk kemi kohë për të humbur sepse lufta për titull është intensifikuar. Ne do ta bëjmë të pamundurën që ta çojmë deri në fund synimin tonë dhe ta fitojmë titullin”, njoftoi Ramaj, teksa i uroi mirëseardhje dhe fat trajnerit të ri.

Starova do të zëvendësoj Ismet Munishin e larguar pak ditë më parë nga bankina e “Nikelit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme