Skuadra nga Drenasi e Feronikelit ka arritur që të shënojë fitore dhe të kalojë tutje në finale të fazës parakualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Kosovës ka arritur që të shënojë fitore minimale, por të mjaftueshme për të kaluar tutje.
Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Mendurim Hoti në minutën e 3-të.
Në finale skuadra e ‘Niklit’ do të takohet me kampionin e Andorrës, FC Santa Coloma.
Fituesi nga kjo ndeshje do të kualifikohet për në rrethin e parë elimunes të Ligës së Kampioneve.
Kujtojmë që ndeshja finales mes Feronikelit dhe Santa Colomas zhvillohet të premten në “Fadil Vokrri”.