Feronikeli dhe Llapi i kanë ndarë pikët në kuadër të përballjes që u zhvillua në javën e 25-të në Superligën e Kosovës.
Nikli dhe llapjanët arritën që të shënojnë vetëm nga një gol në këtë takim, duke u mjaftuar kështu me një pikë.
Pas vetëm shtatë minutash lojë, Mevlan Zeka realizoi nga një penallti e fituar nga Besmir Bojku që u ndalë në mënyrë të palejueshme nga Benjamin Emini.
Por, epërsia e vendasve nuk zgjati shumë dhe llapjanët i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Ersil Ymerit (18’), që u gjet mjaftë mirë në zonë.
Në pjesën e dytë Feronikeli ishte shumë me fat, shkaku që Llapi mbeti me një lojtar më pak në fushë.
Ishte minuta e 80-të kur Behar Maliqi pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë, duke u përjashtuar kështu nga loja.
Këtë epërsi të numrit të lojtarëve e shfrytëzuan mjaftë mirë vendasit, pasi realizuan sërish me anë të Mevlan Zekës (81’).
Nikli arriti të mbajë këtë epërsi deri në fund të takimit, për t’i marrë kështu tri pikë mjaftë të rëndësishme.
Pas javës së 25-të, Feronikeli gjendet në pozitën e pestë me 43 pikë, ndërsa Llapi në të gjashtin me 37 sosh.