Feronikeli ka mbetur pa trofe këtë edicion, por ka pretendime të mëdha për edicionin e ri. Me formimin e skuadrës për edicionin e ri, klubi i futbollit nga Drenasi ka nisur menjëherë. Të martën ka prezantuar përforcimin e parë, mesfushorin nga Mali i Zi, Marko Miliçkoviq.
“Miliçkoviq është mesfushor ofanziv tejet i lëvizshëm dhe njihet për precizitetin e lartë në goditjet jashtë zonës”, ka njoftuar Feronikeli.
22-vjeçari së fundi ishte pjesë e OFK Titograd. Ka luajtur për të rinjtë e Malit të Zi, kurse në këtë vend karrierë ka bërë edhe te Mladosti dhe Otranti.
Feronikeli më 10 gusht fillon stërvitjet për edicionin e ri.
“Nënshkrimi me Miliçkoviq është vetëm fillimi”, njofton klubi nga Drenasi.