Sot kanë përfunduar edhe dy ndeshje të tjera në kuadër të javës së 28-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.
Nga këto dy ndeshje u arritën një fitore dhe një barazim. Skuadra pretendente për titull, Feronikeli, arriti fitore për ta rikthyer përsëri pozitën e liderit në tabelë.
‘Nikli’ shënoi fitore në udhëtim te KEK’u me rezultatin e thellë 0-4. Në këtë ndeshje shkëlqeu Kastriot Rexha i cili realizoj një ‘het-trik’, kurse goli tjetër u shënua nga Jean Carioca.
Ndeshja tjetër e zhvilluar në Gjilan, mes Dritës dhe Trepçës ’89 përfundoi baraz, me rezultatin 1-1. Për vendasit shënoi Xhevdet Shabani, kurse për musafirët Lassine Traore.
Feronikeli tani ka 65 pikë dhe mbanë pozitën e liderit, me pikë të barabarta me Prishtinën, kurse skuadra tjetër pretendente për titll, Llapi, në vendin e tretë ka 62 pikë