FC Feronikeli ka njoftuar se të premten do të bëjë zyrtarizimin e trajnerit të ri.
Kampionët e Kosovës këtë javë kanë vendosur të ndërprenë bashkëpunimin me trajnerin malazez Dejan Vukicevic.
Përmes një njoftimi për media, skuadra nga Drenasi nuk zbulon emrin e trajnerit të ri, por bën të ditur se të premten do të mësohet gjithçka në një konferencë të organizuar në ambientet e klubit në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’.
Njoftimi i FC Feronikelit:
FC Feronikeli njofton mediat e interesuara për pjesëmarrje, se të premtën, më datë 01.11.2019, me fillim prej orës 17:00, do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri të FC Feronikelit.
Klubi njofton që konferenca me trajnerin e ri do të mbahet në ambientet e klubit, pra në Stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.
Mediat e interesuara i lusim të vijnë me kohë brenda zyreve të stadiumit.