Kampioni i Kosovës, Feronikeli, ka vazhduar kontratat me katër futbollistë.
Sulmuesi Kastriot Rexha do të qëndrojë te kampioni i ri edhe për një sezon, ndërsa qendërmbrojtësi Arbër Prekazi ka nënshkruar kontratë edhe për dy sezone. Me klubin kanë vazhduar bashkëpunimin për një sezon edhe sulmuesi tjetër Astrit Fazliu e mbrojtësi Përparim Islami.
Feronikeli ka njoftuar se do të vazhdojë me kontrata të reja e prurje edhe gjatë ditëve në vijim.