Kampionët e Kosovës, Feronikeli, po vazhdojnë përgatitjet e tyre për ndeshjen e kthimit ndaj Slovan Bratislava.
Në raundin e dytë të kualifikimeve për Ligën e Evropës, Feronikeli përballet me skuadrën sllovake, Slovan Bratislava.
Në ndeshjen e parë në udhëtim, drenicasit kanë pësuar me rezultatin 2:1, rezultat ky mjaft pozitiv, duke pasur parasysh golin e shënuar si mysafirë, shkruan lajmi.net.
Në ‘Fadil Vokrri’, më 30 korrik, Nikli do të synojë rikthimin e madh, për të kaluar në raundin tjetër të garave.
Faqja zyrtare e skuadrës njofton se atmosfera brenda grupit është mjaft e mirë dhe lojtarët po punojnë me intensitet të lartë.
Me pak fat, Feronikeli mund të bëjë historinë duke kaluar në raundin tjetër të kualifikimeve për Ligën e Evropës.