Spanja e ka eliminuar Kroacinë nga Euro 2020 me rezultat 5-3, duke kaluar kështu në çerekfinale.
Golat për Furinë e Kuqe i shënuan Pablo Sarabia, Cesar Azpilicueta, Ferran Torres, Alvaro Morata dhe Mikel Oyarzabal, derisa për kroatët shënuan Unai Simon (auto-gol), Mislav Orsic dhe Andrej Kramaric.
Spanja ishte skuadër më e mirë ën fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.18, me Kroacinë që u vlerësua 6.52.
Lojtari me paraqitje më të mirë në këtë takim ishte Ferran Torres që mori notën 8.7.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Marcelo Brozovic që u vlerësua me 5.6.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave: