Ferrari ka zbuluar makinën që do të garojë në Kupën e Botës 2023, në kuadër të Formula 1.
Pilotët do të jenë Charles Leclerc dhe Charlos Sainz.
McLaren pasi e zbuloi veturën dje, tani ishte radha e Ferrarit për të treguar krijimin e tyre të vitit 2023, që çuditërisht ka një tjetër dizajn të dominuar nga ngjyra e kuqe.
Makina e re e Ferrarit fillimisht ishte me numrin e projektit “675”, përpara se t’i jepej emri i saj zyrtar SF-23, i cili vazhdon konventën e emërtimit të prezantuar në 2015.
“Drejtori i skuadrës Vasseur: “Për momentin është një periudhë intensive, synimi i të gjithëve është të rikthehen te fitorja. Ndjej entuziazmin e njerëzve dhe të gjithë atyre që punojnë për këtë ekip, kjo ngjarje është mënyra më e mirë për të nisur sezonin”.
Leclerc tha se është kënaqësi për të që ta prezantojë veturën.
“Është e veçantë të prezantosh makinën me fansat tanë. Ferrari është i vetmi që ofron këtë atmosferë”, tha Leclerc.
The @ScuderiaFerrari SF-23 has arrived! ❤️
— Autosport (@autosport) February 14, 2023
What do you think of Maranello's latest title charger? 🤔 pic.twitter.com/qgEqwchvq4