Festa e 28 Nëntorit, Osmani mysafire e kopshtit “Xixëllonjat”

Prishtinë | 26 Nën 2025 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar fotografi nga aktiviteti i kopshtit “Xixëllonjat” për festën e 28 Nëntorit.

Ajo ka thënë se ishte një moment i mrekullueshëm, për cka i falënderoi stafin për përkushtimin dhe ngrohtësinë.

“Dje kaluam një ditë të mrekullueshme me fëmijët e talentuar e të ëmbël të Kopshtit “Xixëllonjat”. Ata e mbushën programin e 28 Nëntorit me dritë, gëzim dhe shumë dashuri. Faleminderit stafit për përkushtimin dhe ngrohtësinë që na ofruan, bashkë me këta yje të vegjël”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme