Festa e Fitër Bajramit, Haradinaj viziton Bashkësinë Islame të Kosovës

Prishtinë | 10 Pri 2024 | 10:01 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Fitër Bajramit, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, Haradinaj ka uruar gjithë qytetarët për festën e Bajramit, duke thënë në Muajin e Ramazanit u dëshmua solidariteti dhe humanizmi.

“Kishim nderin të vijë këtu në Bashkësinë Islame të Kosovës të takohem me myftiun Naim Tërnava dhe njëkohësisht në emrin tonë dhe shumë bashkëpunëtorëve dhe kolegeve të urojmë Fiter Bajramin. Pra urime ta gëzojmë të gjithë bashkë në Kosovë ta gëzojnë shqiptarët gjithë bashkë. Vërtet  gjatë ketij muaji u dëshmua përkushtimi, u dëshmua sakrifica e solidariteti dhe njëkohësisht humanizmi. I falënderojmë që gjatë këtij muaji kanë bërë shumë që të jemi bashkë dhe të kalojmë më së miri këto ndjenja gëzimi”, tha Haradinaj.

Të ngjashme