Festa e paralajmëruar e Dritës prishet nga vendimi i Disiplinorit

Prishtinë | 18 Gus 2018 | 10:29 | Nga

Klubi i futbollit Drita dhe tifozët e tij, “Intelektualët”, kanë bërë plane të mëdha për ndeshjen hapëse të edicionit 2018/2019 kundër KEK-ut, që luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Gjilan. Skuadra kampione dhe tifozët e saj paralajmëruan të premten hapjen e kampionatit me ceremoni festive, duke prezantuar para shikuesve trofetë e fituar në edicionin e kaluar.

Paralajmëruan edhe mbledhje të mjeteve financiare për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë në prag të festës së Kurban Bajramit. Por po të premten këto plane ranë në ujë, si rrjedhojë e veprimeve të mëhershme të “Intelektualëve”, shkruan sot Koha Ditore.

Ishte Komisioni Disiplinor i FFK-së që të njëjtën ditë kur u paralajmërua festa, mori vendim për ta dënuar Dritën që të luajë dy ndeshjet e radhës si vendëse pa shikues dhe po ashtu për ta gjobitur me 10 mijë euro. Kjo bëri që të anulohen të gjitha planet që kishte klubi gjilanas me shumë shikues.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme