0-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës u festua pa miqtë, të cilët mbështetën çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe pa ata që tani janë drejtues të shteteve mike të Kosovës, shkruan sot Gazeta Zëri.
Në ceremoninë e jubileut të shpalljes nuk ishte asnjë kryeministër apo president i ndonjë vendi mik (me përjashtim të atyre të Shqipërisë).
Po ashtu munguan edhe personalitete të rëndësishme ndërkombëtare që në të kaluarën kanë luajtur rol të rëndësishëm në çlirimin dhe në pavarësimin e Kosovës.
Deputetë dhe njohës të çështjeve politike në vend thonë se në këtë festë patjetër do të duhej të vinin ndonjëri prej personaliteteve si: ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ish-sekretarja e Shtetit Madeleine Albright, ish-kryeministri i Britanisë Tony Blair apo ndërmjetësuesi Marty Ahtisaari.
Kurse mosardhja e vlerësohet si një sinjal se klasa politike në Kosovë nuk vlerësohet nga ndërkombëtarët.