Festë me tupana për rihapjen e shkollave në fshatrat e Kamenicës

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Pas humbjes së kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati në zgjedhjet lokale, disa fshatra të kësaj komune kanë nisur festën.

Kjo, jo për të festuar humbjen e tij, por rihapjen e shkollave të cilat u mbyllën gjatë mandatit të tij si pjesë e reformave që i kishte ndërmarrë Kastrati.

E duket se me humbjen e Kastratit, reforma e tij për shkollat nuk do të vazhdojë nga kryetari i ri Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosje, pasi shkollat atje kanë filluar të hapen.

Në pamje të publikuara nga banorët e Shipashnicës së Epërme, shihet se në oborrin e shkollës “Sadri Misini” në këtë fshat sot ka pasur festë.

Nga videoja e publikuar nga banorët, shihet se festa me daulle e valle është shoqëruar edhe me fishekzjarrë kohë pas kohe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme