Festivali i Berlinit, aktorja Charlotte Rampling përzgjidhet për çmimin e karrierës

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Aktorja angleze Charlotte Rampling është përzgjedhur për të marrë çmimin “Ariu i Artë” për karrierën, në Festivalin Ndërkombëtar të Berlinit me 7 shkurt të vitit që vjen.

Këtë lajm e njofton “The Hollywood Reporter”, i cili paraqet edhe një listë të gjatë të filmave më të spikatur ku Rampling tashmë në moshën 72 vjeçare, ka performuar si protagoniste.

Një kolazh skenash të përzgjedhura të këtyre filmave është planifikuar të projektohet përgjatë dorëzimit të çmimit. Nga filmi “Rënia e Perëndive” e vitit 1969 të Luchino Viscontit, deri tek filmi i saj i fundit, Hannah.

Drejtori i Berlinales Dieter Kosslick është shprehur se është shumë i lumtur që homazhi i këtij viti i është dedikuar një aktoreje sublime si Charlotte Rampling, ikonë e një kinemaje emocionuese dhe jo konvencionale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme