Qendra për zhvillim dhe promovimin e kulturës tradicionale “SHKABAT”, ka organizuar për herë të parë festivalin Lahuta Okarina Polifonia, raporton Ekonomia Online.
Në festival do të prezantohen lahutarët më të njohur të trevave tona.
Themeluesi i qendrës “SHKABAT”, Sokol Plakolli, tha se qëllimi i këtij festivali është nxjerrja e lahutës nga trevat tona të shpërndara dhe të sillet në kryeqytet.
“Festivali është themeluar me qëllim që ta nxjerrë lahutën kreshnike nga bjeshkët nga trevat tona të shpërndara ta sjellë dhe ta bashkojë në kryeqytetin e Republikës së Kosovës.”
Plakolli shtoi se festivali do të zgjasë 5 ditë dhe do të ketë shumë të ftuar.
“Festivali do të zgjasë 5 ditë. Në mbrëmje do t’i kemi lahutarët nga Rugova. Nesër do ta kemi Tuzin, pasnesër do ta kemi prezantimi e Okarinës nga Shaqir Hoti dhe në mbyllje do ta kemi ‘Lahutën, Okarinën, Polifoninë’ dhe këngët e grave”.
“Ne kemi ftuar shumë mysafirë dhe vetë ardhja e lahutarëve do të thotë që ne kemi bërë një shtrirje dhe ne i ftojnë të gjithë dashamirët e lahutës eposit dhe këngëve tona që të vijnë në këtë festival”.
Sipas tij, nuk ka pasur aspak interesim të pjesëmarrësve dhe me qëllim dita e tretë dhe e katërt do të mbahen në shesh që të rritet interesimi.
“Jo nuk ka pasur aspak interesim që të marrin pjesë në këtë festival. Interesimi ka qenë shumë i zbehtë shikuesve dhe i pjesëmarrësve, por ne kemi vendosur që në ditën e tretë dhe të katërt të përformojmë në shesh në qendër të qytetit me qëllim që festivalin mos ta lëmë vetëm në hapësirat e SHKABAVE”.