Festoi ditëlindjen me 13 anëtarë të familjes, policia merr në pyetje kryeministren norvegjeze

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Policia norvegjeze ka konfirmuar se ka marr në pyetje kryeministren, Erne Solberg për një ndejë të organizuar me rastin e ditëlindjes së saj, e cila mund të rezultojë në një gjobë prej 1,165 dollarësh për mosrespektim të distancës shoqërore.

“Ne kemi nisur një hetim dhe një pjesë parashikon marrjen në pyetje të kryeministres. Një hetim është duke u zhvilluar që ende nuk ka përfunduar zyrtarisht”, tha zyrtari i policisë Per Morten Sending.

Sipas tij, qëllimi është që hetimi të përfundojë brenda një jave, raporton reuters.

Solberg kërkoi falje për festimin e ditëlindjes së saj të 60-të me 13 anëtarë të familjes, pavarësisht nga ndalimi i mbledhjes së më shumë se dhjetë personave.

“Ne planifikuam një darkë në një restorant që besohej se ishte në përputhje me rregulloret. Tre tavolina të veçanta u rezervuan dhe u mbajt një distancë. Unë vetëm mund të kërkoj falje për faktin se ne nuk e kuptonim se kjo, sipas ligjit, përcaktohet si një ngjarje”, vuri në dukje Solberg.

Sidoqoftë, numri i njerëzve të infektuar me coronavirusit po rritet në Norvegji, ku deri më tani 88035 persona janë infektuar gjersa kanë vdekur 649 njerëz.

https://www.instagram.com/erna_solberg/?utm_source=ig_embed


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme