Një vit më parë, futbollisti Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, u bënë prindër për herë të parë.
Ato mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e quajtën Ayana.
Sot, vogëlushja feston 1-vjetorin e lindjes dhe këtë moment të bukur, çifti ka vendosur ta ndajë me të gjithë nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Gëzuar ditëlindjen princesha ime e bukur. Nuk mund ta besoj që u bëre 1 vjeç. Faleminderit që gjithmonë më bën të buzëqesh. Jam babai më i lumtur në botë prej teje”- shkruan Graniti krahas postimit.
Një urim të tillë i ka bërë edhe Leonita vajzës, ku ndër të tjera shkruante:
“Falënderoj Zotin për ty çdo ditë. Je bota ime, gjithçka e imja, mikja ime përjetë. Të dua shumë engjëlli im”.
Çifti i ka organizuar Ayanas një set fotografik, të cilin do ta ketë një kujtim të bukur.