Kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu ka vizituar kompaninë “Laberion” ku është njoftuar për së afërmi me punën e kësaj kompanie, raporton Ekonomia Online.
Kandidati i PDK-së Nami Fetahu ka premtuar që me planin që ka për ekonomi do t’u dalë në ndihmë bizneseve.
“Unë jam këtu në vazhdën e vizitave që kam planifikuar me biznese, unë kam një plan të qartë për zhvillimin e bizneseve që është edhe zona industriale dhe poashtu edhe krijimi j një zyre që do të lehtësojë punët burokratike”, u shpreh Ferati.
Bashkim Osmani pronari i kompanisë “Laberion” tha se biznese janë përballur me shumë vështirësi që nga fillimi por që kanë arritur të ja dalin. Ai tha se është mirë të shfrytëzohet edhe përvoja e diasporës dhe të sillen diaspora në Kosovë dhe t’u jepet mundësia të investojnë.
Fetahu vizitoi edhe dy biznese të tjera, fabrikën për prodhimin e veshjeve sportive “S/Spritnt” dhe fabrikën për prodhimin e tullave.
Kandidati i PDK-së shpalosi para tyre programin për ekonomi dhe biznese, e duke u premtuar lehtësira nën udhëheqjen e tij.