Kandidati i PDK-së Naim Fetahu, ka vazhduar shpalosjen e programit të tij për bujqësi. Në këtë kuadër ai ka vizituar serën e familjes Demaçi në fshatin Lupç.
Fetahu tha se do të ketë rritje subvencionesh 100 për qind, do të ndërtohet zyra këshillimore dhe pika grumbulluese për të ndihmuar bujqit.
“Ne kemi shpalosur programin për Bujqësi gjatë konferencës, ndërsa tani kemi ardhur këtu në Lupç për të vizituar familjen Demaçi. Në kuadër të programit do të rrisim subvencionet për bujqësi 100 për qind. Do ta rrisim transparencën në mënyrë që subvencionet të arrijnë tek bujqit.”, tha ai.
Ai u ka premtuar bujqve se dp të jetë 24 orë pranë tyre. Ndërsa anëtari i familjes Gëzim Demaçi pati ankesa sa i përket kryetarit të komunës së Podujevës, duke thënë se nuk ka bërë asgjë për ta zhvilluar bujqësinë.
“Kemi filluar me 5 ari serë, ndërsa tani kemi 85 ari. Sfida ka në bujqësi. Ne kemi përfituar nga niveli qendror ndërsa kryetari i komunës së Podujevës nuk ka bërë asgjë për bujqësi por. është shkatërrimi i bujqësisë.”, tha Demaçi.