FFK gati për ndeshjet e radhës

Prishtinë | 07 Nën 2017 | 18:56 | Nga

Diturie Hoxha nga Federata e Futbollit të Kosovës ka treguar që pjesa më e madhe e përgatitjeve për ndeshjen miqësore të Kosovës me Letoninë, e cila do të mbahet më 13 nëntor në stadiumin “Adem Jashari”, janë në përfundim e sipër.

Tutje Hoxha ka theksuar rëndësinë e stadiumit “Adem Jashari” dhe ndeshjes së përfaqësueses së Kosovës në vendin e saj.

“Përkundër përkrahjes që e kemi pasur në Shqipëri, është jashtëzakonisht e vështirë të organizohet një ndeshje jashtë vendit. Tërë administrata duhet të zhvendoset disa ditë përpara atje, pastaj është pjesa e tifozëve, komunikimin me publikun, mediave etj. Andaj realizimi i ndeshjes në stadiumin “Adem Jashari” është jashtëzakonisht i rëndësishëm” ka thënë Hoxha.

Ajo gjithashtu ka thënë që Kosova ka një tjetër ndeshje me Izraelin në U21, ku përfaqësuesja ka dy fitore dhe dy humbje me rezultat minimal, dhe gjasat janë të mëdha për kualifikim, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme