FFK-ja e dënon Ismet Munishin me dy ndeshje pezullim

Prishtinë | 23 Tet 2019 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Pas disfatës kundër Dritës në xhiron e fundit, Ballkani ka marrë edhe një lajm tjetër të keq. Trajneri i skuadrës, Ismet Munishi, është dënuar nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës me dy ndeshje pezullim.

Të dielën, në stadiumin e qytetit të Gjilanit, Drita e priti Ballkanin për ndeshjen e xhiros së dhjetë, e cila kishte shumë rëndësi pasi që dy klubet ishin të radhitura në dy pozitat e para të ligës, raporton Gazeta Express.

Ballkani doli nga ajo ndeshje me tre pikë të humbura dhe gjatë ndeshjes trajneri Ismet Munishi u ndëshkua me karton të kuq. Tani Komisioni Disiplinor ka vendosur ta ndëshkojë Munishin me dy ndeshje pezullim.

Komisioni Disiplinor  e ka marrë këtë vendim duke u bazuar në raportet zyrtare të gjyqtarit, i cili ka bërë të ditur se Munishi kishte reaguar vazhdimisht ndaj vendimeve të gjyqtarëve dhe se e kishte akuzuar gjyqtarin kryesore për korrupsion.

Munishi ka afat kohor prej tetë ditësh të ankohet për këtë vendim në Komisionin e Shkallës së Dytë, mirëpo ankesa e tij nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

 Vendimet e tjera të Komisionit Disiplinor:

KF “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes; KF “ Vëllaznimi “ – KF “ Vllaznia “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë; raportet zyrtare ). Bazuar në nenin 51 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2 të Rregullores disiplinore ; denohet me ; 1000 euro ( njëmijë). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

KF “ FERIZAJ “ nga Ferizaj, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës ; KF “ Ferizaj “ – FC “ Prishtina “ e zhvilluar në Ferizaj ( raportet zyrtare ; hudhje e kanaqeve në fushë në dy raste si dhe përdorimi pipit nga ana e spektatorëve në 4 – 5 raste me ç`rast në dy raste ndeshja ndërpritet për të vazhduar ) , bazuar në nenin 52 paragrafi 1 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1 të Rregullores disiplinore ; denohet ; me 1500 euro (njëmijë e pesëqind). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

ISMET MUNISHI ; kryetrajner në klubin e futbollit “ Ballkani “ nga Suhareka me numër të ID karteles; 009766 , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( raportet zyrtare; reagime të vazhdueshme në vendimet e gjyqtarëve dhe ofendime me akuza për korrupsion drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen ; FC “ Drita “ KF “ Ballkani “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan. Bazuar në nenin 41 paragrafi 2 pika a/4; dënohet ; me 2 ( dy ) ndeshje ndalesë në kryerjen e detyrës zyrtare të trajnerit në klub – në udhëheqjen e ekipit.

EDMOND TURKU ; lojtar i klubit të futbollit “ Ballkani “ nga Suhareka me numër të ID kartelës; 009479M89, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( raportet zyrtare; start i palejuar në lojtarin kundërshtar) në ndeshjen ; FC “ Drita “ – KF “ Ballkani “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan. Bazuar në nenin 43 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore ; denohet me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

MUHAMED REXHEPI ; zyrtar i klubit të futbollit “Llapi 1932“ në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( raportet zyrtare; pas përfundimit të pjesëlojës së parë rrugës për në zhveshtore ofendon gjyqtaret me shprehje të gabuara ) në ndeshjën ; FC “ Llapi 1932 “ – KF “ Trepça 89 “ e zhvilluar në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë. Bazuar në neni 41 paragrafi 2 pika a/4 të Rregullores disiplinore ; denohet ; me 2 ( dy) ndeshje ndalesë në kryerjen e dëtyrës zyrtare në klub lidhur me ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

AGON MORINA ; lojtari klubit të futbollit “ Vëllazeria “ nga Zhuri me numër të ID kartelës; 009694M97, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e

komisionit të garave, i identifikuar si shkaktar për ndërprerjen e ndeshjës ; KF “ A&N “ – KF “ Vëllazeria” ; raportet zyrtare ( grushtim i gjyqtarit kryesor minuta e 87 ). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ; Pezullohet pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit – plotësimin e lëndës. Kërkohen raporte dhe deklarata plotësuese nga zyrtari KF “ Vëllazeria “ nga Zhuri, lojtari në pezullim Agon Morina , delegati dhe gjyqtaret e ndeshjes.Afati datë 24.10.2019 ora 11.00.

FATON GOJNOVCI ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ Fushë Kosova “ në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjën; KF “ Kika “ – KF “ Fushë Kosova “ e zhvilluar në Hogosht ( raportet zyrtare ; reagime në vendimet e gjyqtarëve të ndeshjës )., bazuar në nenin 41 paragrafi 2 pika a/4; të Rregullores disiplinore ; denohet me ; 2 ( dy ) ndeshje ndalesë në kryerjen e detyrës së ndihmëstrajnerit dhe detyrave tjera në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

DURIM BIÇKAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ KIKA “ nga Hogoshti me numër të ID kartelës ; 001900M91 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( raportet zyrtare ; goditje e qëllimshme me bërryl e lojtarit kundërshtar me numër 7 ) në ndeshjen ; KF “ Bashkimi “ – KF “ Kika “ e zhvilluar në Koretin të Kamenicës. Bazuar në nenin 43 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore ; denohet me ; ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhëstë orgaizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

FIDAIM HAXHIU ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( raportet zyrtare; fyerje dhe sharje drejtuar asistentit të parë ) në ndeshjen ; KF “ KEK-u “ – KF “ Trepça “ e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama “ në obiliq. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ; pezullohet pa të drejtë në kryerjen

e detyres së trajnerit në klub deri në vendimin përfundimitar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga trajneri në pezullim ; Fidaim Haxhiu, afati date 24.10.2019.

LAVDIM GASHI ; lojtar I klubit të futbollit “ Arberia “ nga Dobraja e Lipjanit me numër të ID kartelës; 003878M96 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( raportet zyrtare; fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor pas akordimit të penalties minuta e 59 ) në ndeshjen ; KF “ Dardana “ – KF “ Arberia “ e zhvilluar në Kamenicë. Bazuar në nenin 41 paragrafi 2 pika a/3; denohet me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

DRILON HODAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ Liria “ nga Prizreni me numër të ID kartelës; 002370M93, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( raportet zyrtare; loja me dorë si lojtar fundor ) në ndeshjen ; KF “ Ramiz Sadiku “ – KF “ Liria “ e zhvilluar në stadiumin e Ramiz sadikut në Prishtinë. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore ; denohet me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

ILIR SYLA ; lojtar i klubit të futbollit “ Dukagjini “ nga Klina , me numër të ID kartelës; 002267M95 , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( raportet zyrtare; ndërhyrje e palejuar si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës së tetë ; KF “ Dukagjini “ – KF “ Trepça 89 “ e zhvilluar në stadiumin “ 18 Qershori “ në Klinë . Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore ; denohet ; me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme