Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ndodhet para shumë të panjohurave. Kërkon të aranzhojë miqësore për Përfaqësuesen A, por nuk ka seleksionues e as stadium në Kosovë për ta zhvilluar atë, shkruan sot Koha Ditore.
Në terminin e lirë të FIFA-s për miqësore të përfaqësueseve “A”, ajo U21 do të luajë ndeshje eliminatore, andaj në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë nuk bën të llogaritet. Stadium tjetër që plotëson kriteret nuk ka në Kosovë.
Përfaqësuesja (U21) më 22 dhe 27 mars do t’i luajë dy ndeshje eliminatore në Mitrovicë, kundër Azerbajxhanit dhe Gjermanisë. Po në këtë periudhë është edhe termini për miqësore të përfaqësueseve “A”.
Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, ka thënë se deri në fund të muajit shkurt Kosova do ta ketë zëvendësuesin e Albert Bunjakit. Sipas tij, tashmë kanë nisur negociatat me disa federata nacionale edhe për punën e kundërshtarit në miqësore.