Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se ka hapur tenderin për ndërtimin e gjashtë fushave ndihmëse, në gjashtë qytete të ndryshme të Kosovës.
Në ftesën për ofertë thuhet se fituesi i tenderit ka për obligim përgatitjen dhe rregullimin e bazamentit për vendosjen e barit sintetik.
Vendi i ekzekutimit, siç shkruan, në njoftim janë stadiumet e anëtarëve të Superligës së Kosovës në futboll.
Afati i fundit për paraqitjen e ofertës do të zgjasë deri më 11 gusht.
“Të drejtë ofertimi kanë të gjitha organizatat profesionale nga e gjithë bota. Komisioni i FFK-së do të njoftojë organet respektive të FIFA-s dhe UEFA-s për procesin e tenderimit dhe shpalljen e fituesit”, thuhet në njoftimin e FFK-së të premten.