Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të premten ka publikuar orarin e ndeshjeve të 1/8 së finales të Kupës së Kosovës.
Në fakt, me këto ndeshje që do të luhen javën e ardhshme, do të nisë edhe stinori pranveror në futbollin kosovar.
Duelet e para që do të zhvillohen janë ato të ditës së martë, ku do të takohen Llapi – Ballkani, Prishtina – Drita dhe Drenica – Ulpiana, duel ky që do të luhet në stadiumin e Drenasit me bari sintetik.
Tri ndeshje do të luhen edhe të mërkurën: A&N – Flamurtari, Trepça ’89 – Ferizaj, Istogu – Gjilani e Arbëria – Feronikeli, takim që do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik te qytetit të Ferizajt.
Ndërkohë, ndeshja e fundit e këtij raundi të Kupës së Kosovës do të zhvillohet të enjten ndërmjet Dukagjinit dhe 2 Korrikut.
Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 13:00.