Fiat-Chrysler pritet të lajmërojë bashkimin me Renault gjatë javës, duke krijuar mundësinë që prodhuesi italiano-amerikan i makinave të bëhet pjesë e aleancës Renault-Nissan, sipas burimeve me njohuri mbi çështjen.
Nissan, partner i aleancës së Renault për 2 dekada, nuk është përfshirë, pavarësisht se transaksioni do të lejojë prodhuesit që të bashkojnë fuqitë.
Ndërkohë që shitjet e makinave kanë rënë në tregjet më të mëdhenj në botë si SHBA, Kinë dhe Europë, kompanitë ndodhen nën presion për të bashkuar fuqitë dhe investimet, ndërkohë që përpiqen të zhvillojnë teknologji të reja si makinat pa pilot dhe motorrët elektrikë.
Renault është përpjekur të fuqizojë aleancën me Nissan, që u trondit nga arrestimi i ish kryetarit të bordit Carlos Ghosn.
Marrëveshja me Fiat do të shtonte presionet ndaj Nissan dhe njëkohësisht do të bënte partneritetin më tërheqës.
Nëse Fiat Chrysler i shtohet aleancës Renault-Nissan-Mitsubishi, që është krijuar që në vitin 1999, kjo do të krijonte prodhuesin më të madh të makinave në botë, me shitje në 15.6 milionë në vit. Lideri aktual, Volkswagen, ka shitur 10.8 milionë makina vitin e kaluar.