FIBA Evropa e përzgjedh Kosovën si organizatore të FIBA U16 Kampionatit Evropian, Divizioni C

Prishtinë | 02 Tet 2021 | 20:57 | Nga Ekonomia Online

Bordi i FIBA Evropës në mbledhjen e mbajtur të premten në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës ka vendosur për vendet organizatore të Kampionateve Evropiane për grupmosha të reja për vitin 2022.

Kosova sërish ka fituar një organizim madhor. Bordi i FIBA Evropës ka vendosur që në Prishtinë të mbahet FIBA U16 Kampionati Evropian, Divizioni C për meshkuj. Ky kampionat do të mbahet më 12-17 Korrik 2022.

Kujtojmë se këtë verë, Challangeri i U16 u zhvillua në Prishtinë dhe triumfoi Kosova U16, duke shënuar fitore në pesë ndeshjet e zhvilluara. Madje, duke triumfuar bindshëm ndaj kundërshtarëve.

Më herët, Kosova kishte organizuar edhe FIBA U18 Kampionatin, Divizioni C për meshkuj, ku gjithashtu kishte triumfuar Kosova dhe FIBA U20 Kampionatin, Divizioni B për femra.

Në të gjitha këto organizime Kosova ka marrë lavdërime nga FIBA për organizimin e suksesshëm dhe besimi për të organizuar edhe një Evropian në Prishtinë, dëshmon për punën e madhe që ka po bënë Federata e Basketbollit e Kosovës në këto organizime.

Të ngjashme