Përfaqësuesja e Kosovës nuk do të përfundojë në të njëjtin grup me Serbinë në kualifikimet për kampionatin botëror “Kina 2019” në basketboll.
Në fakt, serbët frikësoheshin se mund të binin në një grup me kosovarët në eliminatore në rast se ekipi kosovar do ta kalojë fazën parakualifikuese, pasi serbët e kanë një vend të lirë në grupin e tyre.
Megjithatë, Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) i ka qetësuar serbët, pasi sipas medieve të vendit fqinj, shtëpia e basketbollit ndërkombëtar do të bëjë një short me gjysmëdirigjim, që të mos shkaktohen probleme politike në mes dy vendeve përmes sportit, shkruan Zëri.
Tetë ekipe nga parakualifikimet do të përfundojnë në grupet eliminatore.
Kosova do të luajë nga 2 deri më 19 gusht të këtij viti në grup me Maqedoninë dhe Estoninë dhe synon të renditet në eliminatoret e Botërorit, ku potencialisht ka gjasa të përfundojë në grup me Serbinë.
Mirëpo, si në futboll, as në basketboll nuk do të përballen serbët me kosovarët për shkaqe politike dhe mbi të gjitha sigurie.