Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qendër të qytetit të Fierit, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Sipas të dhënave, nje i ri ka tentuar të hyjë me makinë në një zonë ku ishte ndaluar qarkullimi për shkak se po mbahej një koncert. Në momentin që efektivi i policisë e ka ndaluar, 26-vjeçari ka zbritur nga makina dhe ka nisur ta qëllojë me grushte në fytyrë.
Sipas policisë, në kushtet e vetëmbrojtjes, efektivi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar një herë në këmbë.