FIFA e ka publikuar sot ranglistën e re të Kombëtareve.
Dhe, në renditjen më të re, Kosova nuk ka lëvizur vendi.
“Dardanët” e shohin veten në vendin e 106-të, njëjtë si herën e kaluar, me 1183 pikë të grumbulluara, shkruan “Gazeta Express”.
Vedat Muriqi me shokë gjenden përpara Mauritanisë dhe prapa Madagascarit.
Ekipi i Alain Giresse nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje që nga muaji qershor, prandaj edhe nuk pati ndryshim në renditjen e tij.
Kosova do t’ju kthehet angazhimeve në muajin shtator me ndeshjet që do t’i zhvillojë në Ligën e Kombeve.
Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare po ashtu nuk ka lëvizur, duke mbetur në vendin e 66-të me 1361 pikë.
Kuqezinjtë po ashtu s’kanë luajtur në korrik dhe në gusht, ndërsa e shohin veten prapa Sllovenisë dhe përpara Malit të Zi.
Sa u përket vendeve të para, as aty nuk kishte ndryshime.
Brazili mbetet në krye, i përcjellë nga Belgjika e Argjentina.