FIFA ndëshkon argjentinasit, Paredes me dënimin më të rëndë

Prishtinë | 21 Gus 2026 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Komiteti disiplinor i FIFA-s ka njoftuar sanksione për incidentet e ndodhura pas finales së Kupës së Botës 2026 midis Spanjës dhe Argjentinës.

Lojtari i kombëtares së Argjentinës, Leandro Paredes, është pezulluar për dhjetë ndeshje, ndërsa lojtari i kombëtares së Spanjës, Gavi, është pezulluar për një ndeshje, shkruan Index.hr.

Sanksionet vlejnë ekskluzivisht për ndeshjet ndërkombëtare dhe nuk do të ndikojnë në aktivitetin e lojtarëve me klubet e tyre.

Vendimi preku gjithashtu lojtarë të tjerë të kombëtares argjentinase. Nahuel Molina u dënua me pezullim prej shtatë ndeshjesh, Thiago Almada me dy, dhe anëtari i stafit teknik, Roberto Ayala, me tri.

Me këtë mbyllet procedura disiplinore e nisur nga FIFA pas ndeshjes finale, të luajtur më 19 korrik në Nju-Jork, në të cilën Spanja mundi Argjentinën me rezultatin 1-0.

Pas ndeshjes, shpërtheu një përleshje fizike mes disa lojtarëve, e iniciuar nga argjentinasit.

Lojtarët u ndëshkuan po ashtu edhe me gjoba monetare nga 30 mijë deri 90 mijë dollarë.

Të ngjashme