FIFA refuzon propozimin e Zelenskyt për të shpërndarë mesazhin e paqes përpara finales së Botërorit

Prishtinë | 16 Dhj 2022 | 21:49 | Nga Ekonomia Online

Ditën e sotme, FIFA ka refuzuar kërkesën e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky për të shpërndarë një mesazh paqeje në ceremoninë mbyllëse, që do të zhvillohet përpara finales së madhe të 18 dhjetorit.

Siç raporton dhe CNN, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e ka refuzuar kërkesën e Zelensky për shpërndarjen e një videoje për tifozët e pranishëm, në stadiumin Lusail.

Vetë Presidenti ukrainas ishte “i habitur” nga përgjigja negative e FIFA-s, dhe tha se, “Ne menduam se ata donin të përdornin platformën e tyre për të mirën më të madhe”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme