Robert Lewandowski është shpallur futbollisti i vitit nga FIFA.
Shtëpia më e madhe e futbollit botëror ka ndarë çmimet për më të mirët e vitit dhe polaku ka fituar në duel me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.
Për shkak të pandemisë COVID-19, këtë vit ndarja e çmimeve ka ndodhur në mënyrë online.
Por befasia ka ndodhur sa i përket futbollistit të vitit, ku tre konkurrentët, Messi, Ronaldo e Lewandowski ishin drejtpërdrejtë.
Në atë moment presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino është futur në dhomën ku po qëndronte Lewandowski për t’ia dhuruar çmimin si më i miri i vitit në botë.