Ekonomia Online
FUNDIT

Fifi ankohet se nuk po ka djem brenda shtëpisë, puthet në buzë me Beniadën

Fifi ankohet se nuk po ka djem brenda shtëpisë, puthet në buzë me Beniadën

Këngëtarja e njohur Fifi, duket se po ndjen mungesën e një djali në jetën e saj. Mbrëmë, teksa po qëndronte në oborr me disa banorë të tjerë këngëtarja i dha leje Beniadës që t’i dhuronte disa puthje në buzë. Modelja seksi iu afrua menjëherë, pavarësisht pranisë së të tjerëve. “Vëllai i madh, të lutem ma […]

Këngëtarja e njohur Fifi, duket se po ndjen mungesën e një djali në jetën e saj.

Mbrëmë, teksa po qëndronte në oborr me disa banorë të tjerë këngëtarja i dha leje Beniadës që t’i dhuronte disa puthje në buzë. Modelja seksi iu afrua menjëherë, pavarësisht pranisë së të tjerëve.

“Vëllai i madh, të lutem ma sill një mashkull ta puth tamam.”-tha Fifi.

Ndërkohë, e gjithë kjo skenë ndodhi përpara syve të Donaldit, tek i cili ishte mbështetur Fifi.

Ai tha “Zot i madh!”, duke nënkuptuar se për të këto veprime janë jo normale.

Megjithatë, vajzat e kaluan me të qeshur dhe vazhduan bisedën me të tjerët përreth tyre.

Që në fillim të këtij formati, Fifi shprehu hapur pëlqimin që kishte për Granitit. Por pasi ish-konkurrenti i tha se e sheh vetëm si shoqe, ajo u tërhoq. Pas eliminimit të ish-futbollistit, duket se ajo “e ka gjetur ngushëllimin” tek Dj Dagz, të cilin e njeh edhe jashtë shtëpisë.

Dyshja janë parë duke u përqafuar dhe puthur, por kur Fifi u pyet nëse e zëvendësoi Granitin me Arbrin, ajo tha se atë e ka si vëlla.

Të ngjashme