Këngëtarja e njohur kosovare, Fifi, sot feston ditëlindjen e 29-të.
E me këtë rast, i dashuri i saj, Adis Patushi e ka uruar me fjalët më të bukura.
“Jam ma mirë me ty kështuqë rri me mu. Gëzuar ditëlindjen dashni e imja. Jam i bekum që më ka ra me e kriju dashninë më të madhe me ty. E jam me fat që të njoha ty ma shumë se askush. Më kënaq shpirtin që për asnjë ditë su ndava prej erës tënde dhe ajri im është aroma jote. Të dua o mami i djalit tim”, ka shkruar ndër të tjera Adisi.
Ndryshe, çifti i njohur janë në pritje për t’u bërë prindër të një djali.