Fifi kërkon që të bojkotohet koncerti ku do të këndoj Bregoviq: Ofendues për shqiptarët e Kosovës

Prishtinë | 07 Gus 2021 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Filloreta Raçi-Fifi, ka kërkuar që të bojkotohet koncerti në Korçë ku do të këndoj këngëtari serb, Bregoviq.

Ajo përmes një shkrimi në InstaStory ka thënë se do të jetë ofendim për shqiptarët e Kosovës nëse ai këndon në Korçë

“Po besoj se do të jetë shumë fyese e ofenduese për shqiptarët e Kosovës nëse ai këndon në Korçë. Gjatë gjithë luftës në Kosovë çetnikët janë ushqyer me këngët e këtij dhe kanë bërë masakra me vëllëzërit, motrat, fëmijët, nënat dhe pleqtë kosovarë. Po uroj shumë të bëhet bojkot ky organizim se fundi nuk besoj se do të jetë i mirë”, ka shkruar ajo.

Reklamë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme