Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtyre ditëve pasi u përfol për një romancë dashurie me djaloshin e quajtur, Xhuljo Tabaku.
Përveç kësaj, ditën e djeshme në faqet rozë qarkulloi edhe fotoja e mashkullit që prej kohësh kishte qenë një figurë misterioze, duke e ditur vetëm shkronjën e parë të emrit “XH”.\
Fifi që prej debutimit në muzikë, krahas suksesese në karrierë ka ngjallur në vazhdimësi interesim edhe për jetën private.
Është apo jo në lidhje? Kush ia ka rrëmbyer zemrën këngëtares?
Këto kanë qenë vetëm disa prej pyetjeve të cilat nuk kanë marrë përgjigje për faktin se vetë ajo është treguar e rezervuar në këtë pjesë duke e mbajtur jetën private nëmënyrën më hermetike të mundshme.
Por, ka një kohë prej kur vetë Fifi në paraqitje televizive ka lënë të kuptohet se është në një lidhje. Madje, në disa raste, ajo ka përmendur edhe një ‘Xh’, shkronjën e parë të partnerit i cili më në fund është zbuluar.