Filarmonia e Kosovës do të mbajë tri koncerte në Britaninë e Madhe, u bë e ditur në konferencë për media para nisjes së Korit të Filarmonisë në turneun britanik, ku do të ketë tri paraqitje në Hastings dhe Londër.
Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari tha se ky projekt është shumë i veçantë ngase ka ndodhur rrallë që ky institucion të lëvizë jashtë Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ai shtoi se koncerti i parë do të mbahet me 5 maj dhe si projekt është emëruar “Kthim në të kaluarën”.
“Ishte një fillim i një konference pak më ndryshe ishte pak e veçantë ku filluam me një pikë të korit të filarmonisë me dirigjent Rafet Rudi e cila do të prezantohet edhe në kuadër të koncertit në Britani të Madhe. Ky projekt është shumë i veçantë në Filarmoninë e Kosovës. Rrallë ka ndodhë që ky institucion të lëvizë shpesh jashtë Kosovës. Kësaj radhë bëhet fjalë për një turne koncertale të njësisë së Korit të Filarmonisë”.
“Do të fillojë më 3 koncerte. Ky projekt është iniciuar qysh vitin e kaluar me pas një ftese që kemi pasur nga dirigjenti Marko Da Silva. Koncerti i parë do të realizohet me 5 maj. Si projekt e kemi quajtur ‘Kthim në të kaluarën’”.
Rafet Rudi, dirigjent tha se ky është projekt ambicioz sepse solistët në mënyrë të veçantë marrin pjesë në shumë vende, por institucionalisht janë prezantime të rralla.
“Përveç koncertit të parë, ne kemi edhe dy koncerte të tjera në Londër l, ku programi është mirë i peshuar dhe i sajuar në disa parametra që ne e kemi konsideruar të rëndësishme ta prezantojmë jashtë Kosovës. Ne kemi pasur kujdes që veprat që përfshihen në të të jenë vepra reprezentative”, tha ai.
Adelina Paloja soliste soprano tha se do të mundohem të japin më të mirën që vendi të prezantohet sa më mirë që është e mundur.
“Në këto dy koncerte që do të mbahen në Londër do të paraqitëm si soliste. Kënaqësia është e pashmangshme duke pasur parasysh që të gjithë mundohemi të japim më të mirën. Me gjithë kapacitetet tona ne si ekipe dje si ansambël jemi munduar qe të japim më të mirën tonë. Kjo është një kremte është e trefishtë sepse kemi 15 vjetorin e themelimit”, tha ajo.