Filarmonia e Kosovës mbajti konferencë për medie në lidhje me koncertin artistik që do të përmbyllë aktivitetet për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.
Baki Jashari drejtor i Filarmonisë së Kosovës, tha se koncerti përmbyllës do të shfaqet dy herë për shkak të kërkesës së madhe të publikut.
“Koncerti do të mbahet nesër në Sallën e Kuqe dhe sikurse vitin e kaluar ka pas kërkesa nga publiku jemi detyruar me kënaqësi te përgatisim dy shfaqje një në ora 17:00 dhe njëra nga ora 20:00. Edhe përkundër faktit që do të kemi dy shfaqje nesër megjithatë mbetet një numër i madh i dashamirëve të muzikës klasike që për shkak të sallës së vogël nuk do të përcjellin këtë koncert”, tha ai.
Sipas tij, edhe këtë vit gjatë koncertit do të ekzekutohen veprat më të popullarizuara nga solistët vendor dhe nga Shqipëria.
Më tej Jashari përmendi edhe disa problematika me të cilat përballet Filarmonia e Kosovës.
“Është koha e fundit qq pushteti qendror dhe institucionet vendimmarrëse të shohin të vërtetën që neve na nevojitet një objekt ku do të zhvilloheshin këto aktivitetet të muzikës klasike dhe të jetë objekt me kapacitet për akomodimin e një numri të madh të dashamirëve që është në rritje”.
Sipas Jasharit përveç probleme infrastrukturorë Filarmonia ka probleme edhe sa i përket aspektit financiar.
“Problematika përveç infrastrukturës është edhe aspekti financiar që s’ka qenë në nivelin e kërkesave tona dhe as nga premtimet e Ministrisë së Kulturës”.
“Në mungesë të buxheti nuk kemi mundur t’i realizojmë disa koncerte. Shpresojmë që vitin e ardhshëm me një qeveri në ardhje të re do të fillojë një frymë e re për mbështetje institucionale. Mos të humbin fondet sikurse Fondi mbi 15 milionë euro nga BE-ja dedikuar Sallës Koncertale”.
Jashari shpreson qe viti 2020 të jetë një vit i suksesshëm.
Dirigjenti nga Indonezia Norman Vidjaja u shpreh i lumtur që është në Kosovë dhe do të jetë pjesë e koncertit festiv, raporton EO.
“Për mu është shumë e rëndësishme të vij në Kosovë dhe të njoh njerëzit dhe muzikën dhe më pëlqejnë këta njerëz, më pëlqen ky ven”d, u shpreh ai