Kushëriri i Lionel Messit, Maxi Biancucchi, e ka zbuluar një histori interesante për mënyrën se si ylli i Barcelonës e kishte gjetur një mënyrë ta përballojë madhësinë e tij më të vogël trupore që nga fëmijëria, kur luante me fëmijët e tjerë në lagjet e Argjentinës.
Përkundër që është më i shkurtër sesa shumica e futbollistë të tjerë, Lionel Messi ka shkruar historinë dhe është për legjendë në Barcelonë e Argjentinës gjatë 15 vjetëve të fundit, kur ka arritur t’i grumbullojë plot gjashtë Topa të Artë.
32-vjeçari nuk e ka lejuar shtatin e tij të shkurtër ta ndalojë atë të bëjë mrekulli në fushën e vlertë. Ndërsa, tani, kushëriri i tij ka zbuluar se Messi nuk ishte frikësuar nga lojtarët më të mëdhenj e të ashpër se ai as në fëmijëri.
“Ai luante me neve në lagje dhe ne ishim më të mëdhenj sesa ai. Fëmijët tjerë na thoshin: “Kjo është çmenduri, largojeni atë sepse do ta vrasim””, ka thënë Biancucchi në një intervistë të dhënë për Ole.
“Ata donin ta godisnin atë, por ai i duronte”.
“Kur ai i mbushi tetë apo nëntë vjet, unë ngrihesha herët në mëngjes të shtunave vetëm për ta shikuar atë teksa luante sepse bënte gjëra mbresëlënëse. Nuk mund t’u besoja syve”.