E diela e fundit e marsit ka shënuar edhe ndërrimin e akrepave të orës dhe zhvendosjen e tyre një orë përpara.
Nga ora 02:00 e mëngjesit të sotëm, akrepat e orës janë shtyrë për 60 minuta përpara, duke e bërë orën 03:00.
Që prej vitit 1981 u vendos ligji që përfshin të gjithë Europën që në të gjitha shtetet e saj, në këtë ditë akrepat e orës të lëvizin 60 minuta përpara, çka do të thotë një orë gjumë më pak.
Norma europiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 60 minuta pas.
Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit marsit dhe të dielën e fundit të tetorit.
Arsyeja e ndryshimit të orës çdo vit ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore.