Filloi pagesa e subvencioneve

Prishtinë | 27 Tet 2020 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se ka filluar pagesa e subvencioneve.


“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural tanimë ka filluar me realizimin e pagesave direkte apo subvencioneve. Këtë e bëri të ditur Ministri i MBPZHR-së, Besian Mustafa, i cili tha se pagesa e subvencioneve sivjet do të bëhet dy herë në krahasim me vitin 2019. Sipas Ministrit Mustafa, për të gjitha kulturat dhe për të gjitha masat pagesa do të bëhet dy herë. Tutje, Ministri Mustafa sqaroi se fillimisht do të paguhet pjesa e parë sipas programit të rregullt kurse pasi të jenë paguar subvencionet për të gjithë fermerët, do të fillojë të bëhet edhe pagesa e dytë e subvencioneve për të gjithë përfituesit ” thuhet në komukatën lëshuar për media.

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa ka thënë se vendimi për dyfishimin e subvencioneve për të gjitha kulturat u soll si pjesë e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike.


“Ministri Mustafa tha se përkrahja ndaj fermerëve ka për qëllim kthimin e vitit 2020 nga një vit plot sfida për bujqësinë, në një vit të fuqishëm për bujqësinë e Kosovës. Vendimi për dyfishimin e subvencioneve për të gjitha kulturat u soll si pjesë e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike. Ky vendim ishte kundërpërgjigje e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për t’u dalë në ndihmë fermerëve të Republikës së Kosovës, për ta përballuar goditjen që shkaktoi pandemia Covid-19” thuhet tutje në komunikatë.

Të ngjashme